Arrestohen dy persona nga Britania e Madhe, kanë treguar PCR teste negative të falsifikuara

42

Shkup, 28 shkurt – Në  Aeroportin ndërkombëtar në Shkup dje në ora 04:03 minuta për shkak të paraqitjes së PCR testeve negative të falsifikuara, nga liria janë privuar V.B. (37) dhe D.H. (12), që të dy nga Britania e Madhe.

MPB-ja sot informoi se ata u janë dorëzuar inspektorëve nga Reparti për krim ndërkufitar, migrime, të huaj dhe riatdhesim SHkup për procedure të mëtejshme.