Shkup, 4 mars – Policia i identifikon tre pjesëmarrës në incidentin të cilët më 1 mars në stacionin e autobusit Rekord në qendër të Shkupit i shkaktuan plagë me thikë Z.T. (17) nga Shkupi.
Siç informoi drejtori i Byrosë për siguri publike Lazo Velkovski në konferencën e sotme për shtyp, sot në mëngjes janë arrestuar dy nga tre persona të cilët janë pjesëmarrës në ngjarje, ndërsa për momentin në SPB Shkup merren masa për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rastit.
“Personat e arrestuar në tërësi e pranojnë këtë vepër dhe ndaj tyre gjatë ditës ose në ditët në vijim do të parashtrohet kallëzim penal. Kundër personit të tretë SPB-ja ka shpallur urdhëresë qendrore dhe pas tij ende po gjurmohet”, tha Velkovski.
Përndryshe, adoleshenti është jashtë rrezikut për jetë.