Rreth 20 tifozë të Milanit janë arrestuar në Sevilla të mërkurën mbrëma, para ndeshjes të Ligës së Evropës që skuadra italiane e luan kundër Real Betisit të enjten, raporton “Mundo Deportivo”.
Tifozët e Milanit janë arrestuar për prishje të rendit, ndërsa gjendeshin afër katedralës së qytetit, transmeton Koha Ditore.
Grupi raportohet se ka shkaktuar dëme në ndërtesa publike, si dhe në vetura dhe autobuse që kishin kaluar afër. Ata edhe kishin hedhur bomba tymosëse e fishekzjarre, ndërsa policia ka intervenuar duke i arrestuar.