Teheran, 26 shkurt – Në Iran janë arrestuar 24 persona për shkak përhapjes së zërave për koronavirusin e ri. Policia iraniane arrestoi 24 persona të akuzuar për përhapjen e zërave për koronavirusin në vend përmes Internetit.
“Njëzet e katër persona u arrestuan dhe u dorëzuan në gjykatë, ndërsa 118 shfrytëzues të internetit u morën në pyetje dhe u liruan, pasi morën paralajmërim”, tha Vahid Maxhid, shef i policisë iraniane për kibernetikë.
Arrestimet janë kryer pas formimit të njësisë speciale për luftë kundër zërave për përhapjen e koronavirusit në vend, tha ai.Policia i ndjek të gjitha risitë në hapësirën kibernetike në Iran, ku nga Kovid-19 tashmë kanë vdekur 19 persona, ndërsa 139 janë infektuar.(koha.mk)