Shkup, 29 dhjetor – Gjatë një aksioni të policisë në objektet hotelierike në Gostivar dhe në Tetovë mbrëmë janë arrestuar 17 persona, tetë shtetase shqiptarë, shtatë maqedonas dhe dy nga Kosova, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin e rregullt.
Në një objekt hotelierik në rrugën “Ilindenska” në Gostivar u kapën dhe u ndalën dy shtetase të Maqedonisë dhe në një objekt tjetër hotelierik, në fshatin Forinë të Gostvarit, janë arrestuar dy shtetase të Kosovës dhe nga një maqedonase dhe shqiptare.
Gjatë kontrollit në një objekt hotelierik në fshatin Zhelinë të Tetovës i bërë mbrëmë në periudhën nga ora 00.30 deri në orën 02:00, janë arrestuar shtatë shtetase të Shqipërisë dhe katër shtetas të Maqedonisë.