Një grup prej dhjetë banorëve të Koresë Veriore, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë katërvjeçar, janë arrestuar në qytetin Shenjang në Kinë, dhe tash pritet të dëbohen në atdhe.
Ata kishin tentuar që të kalojnë në Korenë e Jugut, por policia kineze i kishte arrestuar në qytetin Shenjang, në provincën Liaoning në verilindje të Kinës, thanë burime të Reuters në kushte anonime.