Policia mbrëmë ka arrestuar 10 shtetase të huaja në një objekt hotelierik në Zherovjanë të Tetovës në një kontroll aksioni në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë lidhur me keqpërdorimin e qëndrimit turistik. Nga të arrestuarat, tetë janë shtetase të Serbisë dhe nga një prej BeH dhe Bullgaria. Ato janë mbajtur në stacionin policor për procedurë të mëtejshme, informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin e rregullt.