Arrestimi i Gruevskit, si kripa në sallatën maqedonase

Nga Mentor Nazarko/

Zhvillimet e fundit në Maqedoni, kanë qenë zhvillime që kanë tërhequr vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe aq më shumë do të duhej të tërheqin vëmëndjen e hapësirës apo bashkësisë shqiptare në përgjithësi. Këto zhvillime morën një kthesë, ose fituan një element të ri me vendimin e fundit të Gjykatës së Apelit në Shkup, e cila konfirmoi dënimin me dy vjet burg për ish kryeministrin Gruevski.
Fabula e dënimit të tij i ngjan asaj të arrestimit, apo të dënimit të Arsen Lupenit, kriminel i njohur amerikan në vitet 30’-të në New York për mospagim taksash. Në rastin e Gruevskit, dënimi lidhet me blerjen e paligjshme të një Mercedes Benzi të blinduar, me një shumë prej 600 mijë eurosh, e cila është bërë duke mos respektuar procedurat e prokurimeve të Republikës së Maqedonisë. Në qoftë se ky vendim konfirmohet edhe në Gjykatën e Lartë, atëhere ish kryeministri i Maqedonisë mund të burgoset dy vjet.
Në fakt ekspertët e çështjeve juridike thonë që ky dënim mund të bëhet efektiv që tani, pra Gruevski mund të arrestohet nga çasti në çast. Nuk do të ishte e gabuar dhe aspak konspirativiste të mendoje që ky zhvillim, që vjen prej Prokurorisë Speciale, që sipas kritikëve të zhvillimeve maqedonase nuk ka bërë arrestime të nivelit të lartë, gjatë kësaj periudhe tranzitore apo në periudhën që ka pasuar ndërrimin e qeverive, mos të lidhej me zhvillimet referendare në Maqedoni.
Pra me ato zhvillime ku u përfshi një aradhë e madhe figurash kryesore të udhëheqësisë ndërkombëtare, presidentë të vendeve të rëndësishme perëndimore, Sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matis i cili e vizitoi Maqedoninë pikërisht për atë referendum. Në këtë kuptim vendosjae një lidhjeje jo thjesht kohore midis këtij arrestimi të mundshëm dhe zhvillimeve referendare, është tërësisht logjik.

Çfarë përfaqëson referendumi?

Po për të kuptuar lidhjen, në fakt do duhet të shkojmë tek referendumi, i cili kishte si temë, si subjekt, një çështje- miratimin e ndryshimit të emrit të Maqedonisë në Maqedoni e Veriut. Për shumëkënd ka ngjarë sipërfundim i një përpjekjeje poshtëruese për një popull të vogël, multietnik, siç është ai maqedonas.
Greqia fqinje, prej afro 30 vitesh e bllokon integrimin e këtij vendi të vogël dhe shumë të brishtë në organizata ndërkombëtare siç është NATO apo Bashkimi Europian, pikërisht me pretekstin e emrit. Emri i ri, në fakt nuk kuptohet se si mund të ndikojë në zvogëlimin eventual të pretendimeve territoriale të Maqedonisë ndaj Greqisë: pra nëqoftëse Maqedonia do të quhet Maqedoni e Veriut, nuk kuptohet me një mendje logjike, të shëndetshmese si ky emër përfaqëson më pak pretendime territoriale sesa emri Maqedoni!
Gjithsesi ky ishte objekti i referendumit që duhet mirëkuptuar sepse zhbllokonte potencialisht integrimin ndërkombëtar të Maqedonisë. Gjithsesi pavarësisht karrotës perëndimore, që ishte hyrja e vendit në NATO, një karrotë e cila nuk kishte efekteimediate në jetën e qytetarëve maqedonas, objekti i këtij referendumi, nuk ishte kushedi se sa joshës për të provokuar daljen në votime të një numri prej 50 përqind plus një të votuesve, ekuivalent me afro 900 mijë e pakvotuesve.

Kjo në momentin kur lista elektorale e Maqedonisë është afro 1 milion e 800 mijë votues, ku bëjnë pjesë ashtu si në Shqipëri, emigrantët, të vdekurit, e ku procesi i regjistrimit, është proces i cili u sabotua, procesi i fundit i regjistrimit u sabotua zgjedhjet e fundit.
Kështu që në këtë kuptim, ajo çfarë iu ofrua nëpërmjet këtij objekti referendar,- apo nëpërmjet karrotës së premtimeve të Perëndimit, që u përfaqësua nga udhëheqës të niveleve të larta që e konsideruan referendumin e Maqedonisë si ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare,- nuk ishte kushedi se çfarë ndryshuese e menjëhershme e jetës së qytetarëve.
Në referendum u paraqitën më pak se 900 mijë votues. U paraqitën diçka më shumë se 600 mijë. E në këtë kuptim vepra e atyre që kanë qenë kundra, që nuk kanë dashur që të miratohet ky referendum, ka synuar që të bindte këta 300 mijë votues, që të mos të shkonin të votonin.
Faktorët e brendshëm kundra dhe teknikat e dobësimit të referendumit.
Në fakt njihet në teknikat e manipulimit zgjedhor në rajon, ajo e blerjes së të drejtës së votës nëpërmjet bindjes konsensuale të një votuesi- blerjes së tij praktikisht- që të mos të shkojë e mos të marri pjesë në votim. Në Shqipëri përdoret skema e marrjes së kartës së identitetit- përkundrejt një pagese-, që është dokumenti ivlefshëm për të identifikuar votuesit. Kështu që në këtë kuptim ka ekzistuar siç supozohet me shumë gjasa, njëpërpjekje e sinkronizuar për të penguar, apo për të ndaluar motivimin e të paktën 300 mijë vetëve për të mosmarrë pjesë në këtë votim, ndonëse referendumi ishte konsultativ, duke e bërë atë në njëfarë mënyre tëpavlefshëm juridikisht.
Një vepër e tillë e sinkronizuar për të ndaluar motivimin e afro 300 mijë vetëve për të marrë pjesë në votim, nënjë vend të vogël si Maqedonia është një vepër shumë e lehtë. Aq më tepër që fuqitë, faktorët që kanë qenë tëinteresuara, të brendshëm apo ndërkombëtarë për të patur një rezultat negativ të referendumit, kanë qenë tëshumtë. Po i marrim me rradhë.
Së pari partia e zotit Gruevski, që po përpiqet që ta ruajë subjektivitetin e vet brenda vendit, aktualisht po përpiqet që të ndalojë veprimin persekutues të agjensive ligjzbatuese -Prokurorisë me pak fjalë-, nëpërmjet arrestimeve të mundshme për keqbërjet e një qeverisjeje që lidhet me 3 ose më shumë mandate në Maqedoni. Këtë vepër penguese ajo e bën pra duke kundërshtuar çdo proces shndërrues që inicion qeveria në fuqi.

Pra partia kryesore opozitare, ndonëse Gruevski nuk është më udhëheqës formal i saj, ka patur të gjithë interesin që ta bllokojë pjesëmarrjen e këtyre njerëzve, ndonëse në referendum u paraqitën diku rreth 50 mijë vettë cilët kanë votuar kundër. Të kujt ishin? Partia kryesore opozitare nuk është një faktor i dobët: është një parti e fuqishme edhe financiarisht, e cila ka ndenjur në pushtet prej më shumë se sa tre mandateve dhe ka siguruar një lloj koalicioni të qëndrueshëm, të fortë të grupeve të interesit, bizneseve të fuqishme dhe të kriminalitetit vendor, madje edhe aleatë ndërkombëtarë që kanë qenë të grupuar rreth saj.
Në këtë kuptim ata i kanë shërbyer këtij misioni dhe këtijqëllimi aktual dhe momental të VMRO-DPMNE-së, që këta 300 mijë veta të mos votonin. Por nuk ka qenë vetëm VMRO-ja, kanë qenë edhe faktorë të tjerë.
Faktorët e jashtëm
Maqedonia në imagjinatën e fqinjëve të saj të fuqishëm, madje në krejt globin, asociohet me sallatën maqedonase, një produkt ushqimor i përbërë nga ingredientë të ndryshëm, të shumtë të cilët megjithatë arrijnë që të japin njëfarë shije këtij produkti pavarësisht papërputhshmërisë në dukje të elementëve përbërës të saj.
Maqedonia për shkak pra të përmasave të vogla të vendit, për shkak edhe të përmasave më të vogla të këtijnumri kritik që do duhej të pengohej për të dalë në zgjedhje, i ngjan një lloj laboratori social ku aktorë të fuqishëm kanë mundësi që të manipulojnë, një laboratori kimik ku kanë mundësi që të manipulojnë recepturat,në mënyrë të tillë që të nxjerrin produkte të përshtatshme për ta, produkte sociale apo produkte socio-etnike,apo produkte politike interesante për ta.
Unë e kam asociuar me atë pamjen që krijohet kur dy lojtarë amatorë luajnë në park shah dhe nëqoftëse loja e tyre do të fokusohej nëpërmjet një kamere vetëm te pjesa e duarve, pra në nivelin e lartësisë së gurëve të shahut, do të mund të shikoheshin përveç duarve të dy lojtarëve në momentinqë do viheshin në lëvizje në momentin kur njëri ta kishte radhën, edhe nga duart e atyre që janë ndjekësit e kësaj ndeshjeje të cilët janë të ndryshëm dhe që sigurisht nuk respektojnë ato rregullat klasike të një loje shahunë një kampionat ku spektatorët janë ndarë rigorozisht nga lojtarët.
Pra futen në tabelën e shahut duar tëndryshme të cilët marrin me dorë mbretin, oficerët, ushtarët, kalin, torrën, për t’i dhënë lojës drejtimin që duan. Në konfuzion të plotë.

Në këtë kuptim pra në lojën maqedonase, në këtë rezultat u përfshinë në favor të pjesëmarrjes dhe votës ‘pro’, e cila u sigurua në fakt masivisht, u përfshinë lojtarë të shumtë fqinjë apo edhe ndërkombëtarë. Por pati investimtë madh dhe për mosvotimin. Perëndimi e vë gishtin tek Rusia si lojtarin më të fuqishëm që ka patur interes që të bllokonte një referendum të tillë i cili pritej që pastaj të çelej rruga që Maqedonia të hynte në NATO. Rusia e ka të gjithë interesin sipas perëndimit, që të pengojë që edhe Maqedonia, kjo pjesë e njollës së hartës ballkanike të bëhet pjesë e NATO-s.
Dhe për Rusinë siç mund të kuptohet, një vepër e tillë është një vepër shumë e thjeshtë: një vepër penguese e afro 300 mijë vetëve për të mos marrë pjesë në votim. Rusia është një shtet i cili është njëlloj faktori ekonomik në Maqedoni, për shkak se Maqedonia është një vend që nuk e respekton plotësisht embargon perëndimore ndaj Rusisë. Për më shumë ajo është një vend i cili ka një nivel relativisht të lartë të zhvillimit bujqësor, edhe për shkak të politikës së subvencioneve të ndjekur nga qeveria Gruevski.
Maqedonia është një vend i cili eksporton produktet e veta ushqimore dhe bujqësore drejt Rusisë, madje dhe produkte të Shqipërisë udhëtojnë drejt Rusisë me etiketa maqedonse. Është shumë e thjeshtë, shumë e lehtë për të manipuluar një numër të caktuar bujqësish që të mos shkojnë të votojnë për shkak se jeta e tyre e përditshme lidhet me shitjen e produkteve në tregun rus.
Nuk ka qenë vetëm Rusia: ekspertë të Maqedonisë bëjnë fjalë edhe për Hungarinë. Hungaria është e pranishme në Maqedoni nëpërmjet blerjes së mediave të caktuara të rëndësishme maqedonase dhe për shkak të aleancës që ka ekzistuar nëpërmjet liderit të kontestuar hungarez Viktor Orban dhe miqësisë së tij me Gruevskin. Nuk ka qenë vetëm Rusia, Hungaria, por supozohet që ka qenë edhe Turqia. Ndonëse nuk ka shumë të dhëna qëe konfirmojnë këtë, është interesant fakti që nuk ka qëndrime publike turke pro referendumit, madje i vetmiqëndrim -në fakt është thjesht konstatues i Turqisë -, është ai i ministrit të Jashtëm turk, Çavushoglu, i cili kathënë që referendumi ka qenë moment kyç për kalimin e Maqedonisë në NATO.
Një fakt i cili nuk është një mbajtje qëndrimi në lidhje me vlefshmërinë ose jo të referendumit. Duhet kuptuar interesi i Turqisë në lidhje me fatin e një referendumi si ky. Është një referendum që nga shumë është parë si referendum poshtërues për identitetin e ri të një populli, të një popullsie, që s’guxojmë ta quajmë të kombit të ri maqedonas, ku bëjnë pjesë edhe shqiptarët, përqindje e konsiderueshme, sepse i kërkohet që t’i ndrrohet emri dhe në këtë kuptim, por jo thjesht kaq. Ky referendum shënonte mbylljen e armiqësive relativishttë gjata midis Maqedonisë dhe Greqisë dhe do duhej të shënonte rikthimin e Greqisë si një lloj aktori politik,ekonomik, etj në Maqedoni.
Referendumi si produkt i Marrëveshjes së Prespës midis dy kryeministrave Zaev dhe Tsipras, në fakt një lloj kryevepre e arritur nga dy ministrat e Jashtëm, Dimitrov edhe Kotzias, nënkuptonte normalizimin, prapaqësimin e Greqisë me Maqedoninë dhe rikthimin e saj si aktor i gjithanshëm në zhvillimet maqedonase.
Në vitet 90’-të, Greqia me gjithë pengesat që i kishte krijuar Maqedonisë, ishte vërtet një aktor i fuqishëm ekonomik, për shkak të pranisë së bankave, kompanive celulare, për shkak të pranisë në industrinë e naftës, apo në biznese të tjera dhe në këtë kuptim marrëveshja i hapte rrugë fuqishëm rikthimit të Greqisë si aktor në Maqedoni. Referendumi ishte përmbyllja e një përpjekjeje inteligjente të qeverisë së majtë të Tsiprasit për të normalizuar marrëdhëniet me të gjitha vendet e Ballkanit, Shqipërinë, Maqedoninë, Kosovën, pra për tu rikthyer në këtë pjesë të rajonit edhe me investime pas një periudhe të dominuar nga kriza, gjatë së cilës Greqia pa që tëhumbte ndikimin e vet në ballkan. Hapësirë të cilën me shumë sukses e mbushi Turqia. Pra në këtë kuptim Turqia ka patur të gjithë interesin që të pengonte një “pro” të referendumit.

Detyra për të ndikuar te mospjesëmarrja në një masë kaq të vogël, në receptura kaq të vogla, në gramatura kaq të vogla në sallatën maqedonase, në laboratorin maqedonas, në lojën e shahut maqedonas ka qenë një detyrë shumë e lehtë.
Element mbështetës i kësaj hipoteze, është mospjesëmarrja e votuesve qoftë edhe në pjesën shqiptare ku hoxhallarë të caktuar kanë lidhje të fuqishme me Turqinë, e cila është shfaqur në fakt si lloj sponsori i komuniteteve muslimane në rajon. Mospjesëmarrja madje është relativisht në nivele të ngjashme, të larta krahasuar edhe mevendbanimet maqedonase ku Turqia gjithsesi ka ndikim për shkak të nivelit relativisht të lartë të investimeve.
Faktori shqiptar i përçarë
Kundër kësaj pjesëmarrjeje, rezultatit pro të referendumit, ka peshuar me siguri edhe përçarja e faktorit shqiptar, lojrat e tyre të brendshme për të fituar dominim në kurriz të njëri-tjetrit.
Është ky një faktor shqiptar i cili është bërë numerikisht më i fraksionuar, pra janë bërë disa subjekte shqiptare që kontestojnë njeri tjetrin apo përpiqenpër të pjesëtuar votat e rreth 250 mijë shqiptarve që marrin pjesë në votime. Pra dobësimi i faktorit shqiptar nëpërgjithësi, kjo përçarje e tij, ndonëse faktori shqiptar, partitë shqiptare përgjithësisht ishin të rreshtuara proreferendumit, pra pro votimit të referendumit, ka ndikuar, ka bërë pjesën e vet në mungesën e motivimit të atyre rreth 300 mijë vetëve për të marrë pjesë në votim.
Votimi si sukses kundër një fronti kaq të fuqishëm antireferendum
Mund të ketë edhe faktorë të tjerë, por parë kështu, ky front virtual faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm që kanë përcaktuar mospjesëmarrjen e afro 300 mijë vetëve në votim, paskësh qenë një front relativisht i fuqishëm. Në këtë kuptim, ky rezultat i referendumit mund të quhet sukses. Nuk përmendet këtu fakti që kjo qeveri e kapatur të vështirë të prodhojë rezultate të prekshme ekonomike për një kohë kaq të shkurtër. Ndonëse qeveria eZaevit është një qeveri e njohur për lëvizje paqësuese me karakter ndëretnik qoftë brenda Maqedonisë, qoftë normalizuese me vendet fqinje, me Shqipërinë, me Bullgarinë, tani edhe me Greqinë.
Por mungesa e këtyre rezultateve pozitive edhe në planin ekonomik, në kohën kur paraardhësi i tij Gruevski kishte krijuar njëlloj mirëqënieje relative në vendin e tij për shkak të një politike intensive subvencionesh, nxitjesh investimesh të huaja nëpërmjet lehtësirave fiskale apo të lehtësirave të një lloji tjetër, ishte faktori tjetër plotësues i cili kapërcaktuar këtë rezultat që pamë. Pra gjithsesi siç e thamë, përballë një fronti të tillë të “Jo”-së virtuale, ku kanë bërë pjesë me dëshirë apo padëshirë aktorë të ndryshëm, madje edhe shqiptarët atëhere rezultati i referendumit duhet të quhet sukses. Mirëpo i gjithë problemi është fati i Marrëveshjes së Prespës.
Mbijetesa e Maqedonisë që garantohet me hyrjen e saj në NATO. Kushtetutshmërisht, duke qenë se referendumi ishte me karakter konsultativ, ngelet hipoteza e votimit me 2/3 e ndryshimeve kushtetuese, që lidhen me ndryshimin e emrit, dhe për këtë arsye, në një parlament të përbërë nga120 deputetë, 71 deputetëve aktualë që janë pro, do të duhet që t’i shtohen edhe 9 nga partia e zotit Gruevski.
Duhet supozuar pra, -dhe këtu vijmë tek pika e nisjes-, që arrestimi ose jo dhe veprimi ose jo i prokurorisë ndaj zotit Gruevski ka një efekt të jashtëzakonshëm ndikues tek deputetë të tjerë të kësaj partie. Disa prej tyre shohin mundësitë që ta shesin votën e tyre në këmbim të imunitetit nga ndjekja penale. Por le të shohim, sesi lufta për të bindur 300 000 qytetarë për të mos marrë pjesë në referendum do shndërrohet në luftë për të bindur 9 deputetë të votojnë pro ndryshimeve kushtetuese. Ky është thelbi i luftës maqedonase. (Konica.al)

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com