Shkup, 29 nëntor – Me ftesë të presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, mbrëmë në Kabinetin e tij u mbajt një takim ku të pranishëm ishin kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski.
Temë e bisedimeve ishin ngjarjet aktuale. Është biseduar për zgjidhje të mundshme për dalje nga gjendja aktuale e tensionuar në vend e që paraqet shqetësim për qytetarët. Qëllimi i takimit ishte që të nxitet qetësia dhe normalizimi i proceseve politike në Republikën e Maqedonisë.