Banja Lukë, 31 dhjetor – Pjesëtarët e policisë së Republikës Sërpska në Banja Llukë kanë arrestuar disa persona për shkak të shkeljes së ligjit për rend dhe qetësi publike gjatë protestës “Drejtësi për Davidin”.
Sipas mediave lokale, babai i Davidit, Davor Dragiçeviq është në arrati dhe policia është kërkim pas tij.
“Organizatori i tubimit nuk i respekton obligimet e paraparë me ligj, por me pjesëmarrësit e tjerë është nisur në shëtitje protestuese nëpër qytet, me ç’rast në shumë lokacione nga ana e pjesëmarrësve në tubimin publik janë kryer shumë kundërvajtje, ndërsa ekzistojnë dyshime bazë se janë bërë edhe disa vepra penale”, kumtoi Drejtoria policore e Banja Llukës.
Suzana Radanoviq, nëna e Davidit, paraprakisht në grupin e përbërë në Fejsbuk “Drejtësi për Davidin” publikoi se policia sërish e ka arrestuar babain e Davidin, i cili u bëri thirrje demonstruesve që të kthehen në protesta pas intervenimit të njësiteve speciale.
Qytetarët e Banja Llukës dhe anëtarët e grupit “Drejtësi për Davidin” të cilët mbrëmë u mblodhën në Sheshin e Krainës në shenjë mbështetjeje për familjen e Davidit dhe më pas gjatë shëtitjes protestuese e ndërprenë koncertin e HarisXhinoviq në qytet, forcat speciale të MPB-së të Republikës Sërpska i dëbuan nga sheshi, pasi skadoi koha në të cilën ishte i lejuar tubimi.
“Tubimi lejohej deri në orën 20:00, ju ftojmë të largoheni për shkak të sigurisë tuaj. Nëse nuk veproni ashtu, do të përdoren mjete ligjore”, tha një polic përmes megafonit para demonstruesve të mbledhur.
Më 26 mars në Banja Llukë u krijua grupi i quajtur “Drejtësi për Davidin”, pas konferencës për shtyp në të cilën funksionarë të lartë të MPB-së të RS-së kumtuan se Davidi në natën mizore së pari është rrahur nga tre persona, pastaj ka grabitur një shtëpi, ndërsa pas rastit aksidental ka përfunduar në fundin e lumit Cërvena.
Prindërit e David Dragiçeviq pohojnë se ai është rrëmbyer, torturuar, përdhunuar dhe se në fund e kanë vrarë pjesëtarët e MPB-së së Republikës Sërpska.
Nga 26 marsi në sheshin e Krainës në Banja Llukë çdo natë mbahen tubime “Drejtësi për Davidin”.