Minsk, 28 shtator – Organizata bjelloruse për mbrojtje të të drejtave të njeriut “Vesna”, kumtoi se 339 persona janë privuar nga liria gjatë demonstratave të djeshme në Bjellorusi.
Paraprakisht, përfaqësuesja e Ministrisë bjelloruse të Punëve të Brendshme, Olga Çemodanova, deklaroi se forcat e sigurisë arrestuan rreth 200 demonstrues gjatë protestës, transmeton TASS.
Në raportin e organizatës “Vesna” ceket se policia në disa qytete në Bjellorusi ka arrestuar edhe gazetarë të shquar bjellorusë.
Pas kumtimit zyrtar të rezultateve nga zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi më 9 gusht dhe fitores së përfolur bindëse të presidentit Aleksandar Llukashenko, opozita, por edhe pjesa më e madhe e opinionit ndërkombëtar akuzuan për falsifikim të rezultateve zgjedhore. SHBA-ja dhe BE-ja kumtuan se nuk e njohin Llukashenkon si president legjitim të Bjellorusisë.
Prej atëherë, në Bjellorusi po mbahen protesta, me përleshje të shpeshta mes demonstruesve dhe pjesëtarëve të forcave bjelloruse të sigurisë.