Paris, 22 dhjetor – Policia franceze zbaton arrestime parandaluese dhe e ndjek vendosjen e barrierave të betonit në tregjet e krishtlindjeve, duke druajtur nga sulmet terroriste në këtë vend, si ai i fundit në Berlin. Zëdhënësi i Qeverisë franceze deklaroi se janë kontaktuar organizatorët e tregjeve të krishtlindjeve me qëllim që të kontrollohen masat e sigurisë, duke përfshirë kontroll të bagazhit. Në Francë në sulmet e ekstremistëve në dy vitet e fundit janë vrarë më shumë se 230 njerëz, ndërsa më shumë se një vit në vend në fuqi është gjendje e jashtëzakonshme.