Hagë, 16 shtator – Xhandarmeria franceze dhe Korpusi i Karabinierëve italianë, të mbështetur nga Europoli dhe Euroxhasti, arrestuan 46 persona, 33 në Francë dhe 13 në Itali, për pjesëmarrje në tregti të madhe me drogë dhe larje parash, si dhe lidhje me organizatën italiane të mafias “Ndrangeta”.
“Ky operacion të martën ishte mundësuar me shpërndarje të më shumë se 550 policëve në Francë (në Paris dhe rrethinën e Provancës – Alpe – Bregu i Azurit) dhe Italia”, thuhet në kumtesën e Europolit.
Gjatë bastisjes në shtëpitë, policia mori armë, sasi të mëdha të parave të gatshme, dokumente të falsifikuara, drogë, vetura dhe pasuri të ndryshme në lidhje me pastrim të parave.
Hetimi zbuloi edhe kontrabandë të armëve, prej të cilave disa ushtarake.
Të dyshuarit, që kanë lidhje me organizatën kriminale “Ndrangeta”, kanë luajtur rol aktiv në tregtinë me kokainë dhe kanabis ndërmjet Bregut të Azurit në Francë dhe Ligurisë në Itali, me zinxhirë për furnizim nga Belgjika, Spanja dhe Holanda.