Shkup, 16 prill 2021 (MIA) – Ish sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski, i dyshuar në rastin e furnizimit publik të softuerit për kontrolle në komunikacion, këtë pasdite u vendos në arrest shtëpiak nga gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup pas marrjes në pyetje katër orëshe, u arrestua edhe Daniel Stançevski nga Ndërmarrja për inxhinieri, informatikë dhe projektim digjital “Inovka Grup”, nga i cili sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë e bleu softuerin për përcaktimin e shpejtësisë së automjeteve në komunikacion dhe shqiptimin e gjobave, ndaj të cilit gjykata gjithashtu i përcaktoj masën e arrestit shtëpiak.
“Pas deklarimit të prokurorit publik në lidhje me propozimin ku kërkohet për masa e paraburgimit për shkak të ekzistencës së bazave të nenit 165 paragrafi 1.1.1 dhe 2, pra (pika 1) rreziku i arratisjes, duke pasur parasysh që të dyshuarit janë pronësues dhe 2) Ndikimi i dëshmitarëve dhe pengimi i hetimit, siç thuhet në propozim, si dhe dëshmia e të dyshuarve në prani të mbrojtësit të tyre, gjykatësi i procedurës paraprake nxori vendime me të cilat të dyshuarit u vendosën në arrest shtëpiak si masa Ndalimi i komunikimit me të dyshuarit e tjerë dhe Ndalimi i përdorimit të mjeteve të komunikimit”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Themelore Penale në Shkup.
Gjegjësisht, thuhet se në propozim prokurori nuk ka bashkangjitur prova në mbështetje të bazave të dyshimit për shkak të të cilave kërkohet paraburgim,pra nuk ka bashkangjitur prova që të dyshuarit janë pronar dhe dëshmi se si të dyshuarit kanë ndikuar ose do të ndikojnë procedurën e hetimit. Palët kanë të drejtë të apelojnë kundër këtyre vendimeve përpara Këshillit Penal.
Sa i përket propozimit të prokurorisë për përcaktimin e masave paraprake për dy persona të tjerë të përfshirë në hetim, i njëjti, në përputhje me dispozitat e Ligjit, do të thirret shtesë për të komentuar, pas së cilës do të merret vendim.
Rashkovski u dërgua në Gjykatën Themelore Penale – Shkup para gjykatësit të procedurës paraprake, pas propozimit nga Prokuroria publike që kërkonte paraburgim, për shkak të rrezikut të arratisjes, fshehjes dhe ndikimit të dëshmitarëve.
Kryeministri Zoran Zaev e pranoi dorëheqjen. Pas dorëheqjes së Rashkovskit, Qeveria e përsëriti qëndrimin e saj se furnizimi i softuerit të kontrollit në komunikacion ishte kryer në procedurë plotësisht transparente në përputhje të plotë me Ligjin për furnizim publik.
Më 18 mars, Prokuroria Themelore Publike për Krimin e Organizuar hapi lëndën pasi u dëgjua një zë në lidhje me furnizimin e softuerit, dhe më date 9 të këtij muaji, u krye kontroll në mjediset e kompanisë “Inovka Grup” nga i cili është blerë softueri.
Më 10 të muajit të kaluar, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit hapi lëndën për furnizimin e softuerit të kontrollit në komunikacion të shpallur nga Dragi Rashkovski si sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë, ndërsa po inspektohet edhe gjendja e pronës që ai paraqiti në listen anketuese. bs/