Arrest shtëpiak për 19 gratë që ditë më parë u kthyen nga Siria dhe Iraku

0

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka marrë vendim që 19 të pandehurave që ditë më parë u kthyen në vend nga Siria t’u shqiptohet masa e arrestit shtëpiak.

“R.Q, F.Z, J.XH, A.M, Q.S, E.B, V.A, E.S, M.T, V.T-D, SH.T, M.T, L.I, A.A, G.L-K, D.D, V.I dhe J.L u shqiptohet kjo masë për shkak të veprës penale ‘Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës’ dhe ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist’”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Themelore, shkruan Klan Kosova, transmeton gazeta Koha.

Masa e arrestit shtëpiak të 19 të pandehurave iu është shqiptuar për periudhën për një muaji duke filluar nga sot.

“Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurat që nga viti 2014 e deri me datë 20.04.2019, kanë qenë në zonën e konfliktit Siri-Irak”.

Comments are closed.