Dy shqiptarë, të dënuar për vjedhje dhe grabitje, janë arratisur nga burgu i Koridhalosit në Greqi.
Sipas informacioneve të para të shtypit grek, dy shqiptarët kanë prerë hekurat e qelisë dhe më pas kanë arritur të kalojnë dhe muret rrethuese duke u arratisur përmes një litari.
Arratisja e tyre është vërejtur sot në mëngjes kur nuk janë paraqitur në momentin kur bëhet prezenca. Policia ka nisur operacionin për arrestimin e tyre.