Nga burgu i Idrizovës është arratisur një i burgosur, ka bërë të ditur sot MPB, transmeton SHENJA. Dje pasdite, në oborrin e burgut së pari pa leje është futur një vajzë e moshës 20 vje¬çare nga Shkupi. Vajza është vërejtur nga ana e të punësuarve të burgut. Ajo ka qenë në shoqëri me të burgosurin. I burgosuri ka arritur që të arratiset ndërsa vajza është ndaluar nga policia.