Pacientët me kancer të zorrëve mund të shtojnë gjasat për mbijetesë duke konsumuar arra, thotë një studim i ri. Konsumimi i arrave çdo javë shton gjasat për t’iu shmangur sëmundjes për 57 për qind, në krahasim me ata që nuk i konsumojnë.
Ekspertët pranë Qendrës Yale Cancer thonë se po ashtu konsumimi i bajameve e lajthive luajnë rol pozitiv në këtë aspekt. Temidayo Fadelu sugjeron se konsumimi i arrave ndihmon në mposhtjen e kancerit duke i bërë pacientët më pak rezistent ndaj insulinës – gjë që çon në më pak sheqer në gjak.