Shkup, 29 mars – Sektori i Minisrtrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në Tetovë ka arrestuar Zharko Grozdanovskin “liderin” e organizatës “Vëllezërit krishterë”, i cili me një video të publikuar në rrjetin social Facebook, ka kërcnuar me jetë kryeministrin, Zoran Zaev dhe gjithë anëtarët tjerë të Qeverisë, njofton gazeta KOHA.
“Dje rreth orës 19:50, zyrtari policor i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, në rrugën “Todor Cipovski – Merxhan” në Tetovë e ka privuar nga jeta Zh.G. (46) nga fshati Bërvenicë i Tetovës, pasi që i njëjti rreth orës 15:00 në rrjetet sociale ka publikuar video me përmbajtje kërcënuese. Zh.G., është mbajtur në Stacionin Policor, ndërkaq pas pastrimit të plotë të rastit kundër tij do të dorëzohet padi përkatëse”, njoftojnë nga MPB-ja. (koha.mk)