Aroma e ushqimit të shijshëm është një nga kënaqësitë e mëdha të jetës – veçanërisht kur jemi të uritur. Por a duhet të ketë ushqimi aromë aq shumë sa që të jetë dhe një paralajmërim shëndetësor? Një numër i madh i provave dëshmon se duhet dhe një gjë e tillë mund të sjellë shtimin e peshës. Nuk është thjesht sepse kur ndjeni aromë ushqimi të shijshëm, instiktivisht ajo duket se shkakton ndryshime fiziologjike që i bëjnë disa njerëz të fitojnë peshë. Kështu rezulton raporti i një nga studimet më të fundit, në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley.