Zërat për një largim të mundshëm të Marko Arnautovic nga West Hami kanë rindezur interesin e skuadrave si Roma, Napoli e Lazio, të cilat do të konkurrojnë që në merkaton e janarit për të arritur te kartoni i sulmuesit. Gjithsesi, pavarësisht këtyre zërave 29-vjeçari i ka të qarta idetë për karrierën e tij. Ai deklaroi se për momentin nuk dëshiron të flasë për të ardhmen, pasi është shumë i përqendruar tek ekipi i tij. Arnautovic pohoi se të shtunën i pret një ndeshje e madhe ndaj Manchester City-t dhe se ai është shumë i fokusuar dhe i përqendruar te kjo sfidë dhe se nuk mendon aspak për zërat e merkatos. Ai theksoi se ato që thuhen rreth së ardhmes nuk i interesojnë dhe se puna e tij është që të zbresë në fushë dhe të japë maksimumin për fanellën e West Ham.