Marko Arnautovic ka vendosur që t’i jap fund aventurës së tij me West Ham, siç njofton faqja zyrtare e skuadrës. Marrëveshja për transferimin e lojtarit në Superligën e Kinës, tek Shanghai SIPG, ka përfshirë 23 milionë funte, bën të ditur lajmi.net, përcjellë gazeta Koha.
30 vjeçari kaloi dy sezone tek londinezët, gjatë së cilave realizoi 22 gola në 65 paraqitje.
Lojtari kishte bërë të ditur qysh nga janari se nuk synon të vazhdojë me skuadrën e West Ham United.