Shkup, 21 shkurt – Gjykata e Apelit në Shkup ua ka ndryshuar masën e paraburgimit në arrest shtëpie, deputetit Luben Arnaudov dhe organizatorëve të protestave “Për Maqedoni të përbashkët” Boris Damovski dhe Bogdan Ilievski, të dyshuar për trazirat në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar.
Ata dalin nga Burgu në Shutkë, pasi që Gjykata e Apelit ka pranuar ankesat e tyre, ndërsa si masë paraprake do t’ju merret pasaporta.
Gjykata e Apelit ju caktoi arrest shtëpiak dhe marrje të pasaportës edhe Jane Çento, Ivan Cvetanovski i cili ka punuar në kabinetin e kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski dhe Oliver Radulov nga DSK.
Pas seancës së djeshme publike Gjykata e Apelit ka vendosur që ministri i mëparshëm i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov të mbetet në paraburgim, Johan Tarçulovski në arrest shtëpiak, ndërsa janë hedhur poshtë ankesat e Goran Angelovski, Ilija Slavevskit, Sasho Markovski dhe Uilijam Mihajlovski.
Gjykata e Apelit sot duhet të shqyrtojë dhe ankesat e deputetit Sasho Vasilevski, Dushko Lazarov, Goran Goshevski dhe Mitko Peshev.