Jerusalem, 14 nëntor – Ministri izraelit i Mbrojtjes Avigdor Liberman sot deklaroi se jep dorëheqje nga funksioni në Qeverinë e koalicionit të kryeministrit Benjamin Netanjahu.
Vendimin e ka sjellë në shenjë proteste për shkak armëpushimit në Rripin e Gazës.
Duke publikuar dorëheqjen, e cila hynë në fuqi 48 orë pasi ta dorëzojë në formë të shkruar, Liberman e quajti marrëveshjen e djeshme për ndërprerjen e zjarrit me lëvizjen islamike palestineze Hamas, të arritur me ndërmjetësimin e Egjiptit, “kapitullim para terrorit”.