Gazeta e njohur “Repubblica”, ka publikuar ditën e sotme një artikull mbi të ardhmen e Antonio Conte, që ka pasur një bisedë të gjatë telefonike me presidentin Zhang rreth humorit të tij të ndryshuar dhe pakënaqësive. Tekniku që fiton 12 ml euro në sezon “nuk do të largohet nga Interi”. Mesazhi mbërriti dje, qartë, përmes ANSA (“kam projekt 3 vjeçar dhe do të punoj fort pët të arritur suksesin menjëherë), dhe nëse nuk është e mundur të shkohet përpara së bashku, klubi zikaltër do të jetë ai që përfundimisht do të duhet ta shkarkojë dhe të vazhdojë ta paguajë, ndryshe çështja mund të shkojë në gjyq si në rastin Conte-Chelsea.
Alternativa është të gjendet një zgjidhje për përfundimin konsensual pa akuza, një rrugë e cila u përpoq dhe dështoi, megjithatë, edhe nga Chelsea. Sakaq, “Corriere della Sera” shkruan se nuk do të ketë “asnjë prapaktheu ose afrim, përkundrazi një lloj pakti ose armëpushimi”.
“Pozicionet midis Interit dhe Antonio Conte mbeten të largëta – lexon -. Fjalët e teknikut që, pas deklaratës së ashpër në Bergamo kundër klubit vuri në dukje: “U martova me një projekt tre vjeçar me Interin dhe siç kam bërë gjithmonë në jetën time do të punoj shumë dhe të luftoj me gjithë forcën time dhe me gjithçka që është në aftësinë time për ta bërë një projekt fitues”.
Në një lexim sipërfaqësor, pasi në realitet krisja ka ndodhur. “Corriere shkruan se “Conte nuk lëviz nga pozicionet e tij, ai është i bindur se ka nevojë për ndryshim të brendshëm në klub, veçanërisht drejtorin sportiv Beppe Ausilio, por edhe CEO Beppe Marotta. Për gazetën, ndarja konsensuale mbetet hipoteza më e mundshme. Dhe Marotta e mban të ngrohtë Allegrin si alternativë.