Paris, 28 shtator – Qeveria armene i ka kërkuar Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut që të kërkojë nga Azerbajxhani t’i ndërpresë sulmet ndaj civilëve, si dhe përparimet ushtarake drejt vendbanimeve civile në Armeni dhe Nagorno Karabah.
Gjykata me seli në Strasburg kumtoi se po e shqyrton kërkesën.
Armenia dhe Azerbajxhani e akuzojnë njëra-tjetrën për sulme ndaj caqeve civile në konfliktin e fundit në Nagorno Karabah.