Armenia dhe Azerbajxhani me akuza të ndërsjellta për mosrespektim të armëpushimit të ri

25

Erevan, 26 tetor – Armenia dhe Azerbajxhani po akuzohen mes veti për shkelje të armëpushimit të tretë të arritur në Nagorno-Karabah, që sot hyri në fuqi.

Përfaqësues të Erevanit dhe të Bakut në Uashington arritën marrëveshje që armëpushimi të fillojë sot në orën 8:00 sipas kohës lokale (ora gjashtë sipas kohës së mesme evropiane).

Ministria e Punëve të  Brendshme e Azerbajxhanit sot i akuzoi forcat armene se e granatuan qytetin Terter, fshatrat fqinje si dhe pozitat e armatës së Azerbajxhanit, duke pohuar me atë rast se Baku e respekton ndërprerjen humanitare të zjarrit.

Kjo edhe njëherë tregon se Armenia vetëm me fjalë e mbështetë parimin e armëpushimit humanitar. Ndërkaq, në të vërtetë, duke u fshehur pas armëpushimit, po tenton t’i rigrupojë forcat dhe të marrë pozicione të reja, deklaroi Kikmet Gaxhijev, këshilltar i presidentit të Azerbajxhanit, Ilhan Alijev.

Ministria e Mbrojtjes e Nagorno Karabahut e dënoi “zjarrin armiqësor artilerik ndaj pozitave të tyre, duke cekur me atë rast se forcat e tyre e respektojnë marrëveshjen për ndërprerje të zjarrit.

Të dyja palët e akuzojnë njëra-tjetrën për “shkeljen flagrante” të armëpushimit.

Kryeministri i Armenisë, Nikoll Pashinjan deklaroi se armëpushimi në Nagorno-Karabah kryesisht po respektohet edhe përkundër disa provokimeve nga ana e Azerbajxhanit.

Pashinjan shkroi në Tuiter se Armenia do të vazhdojë ta respektojë armëpushimin.

Më parë, Ministria armene e Mbrojtjes kumtoi se armata e Azerbajxhanit e ka shkelur armëpushimin vetëm 45 minuta pasi që hyri në fuqi.

Përderisa presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alijev deklaroi Baku dëshiron me mjete politike dhe ushtarake ta zgjidhë konfliktin në Nagorno-Karabah.

Ai në fjalimin drejtuar kombit theksoi se forcat e armenëve etnikë do të duhej ta braktisin territorin me qëllim që të n dërpriten përleshjet.

Trazirat në Nagorno-Karabah filluan më 27 shtator mes forcave të Armenisë dhe Azerbajxhanit. Ky është armëpushimi i tretë në Nagorno-Karabah prej 27 shtatorit kur filluan trazirat. Dy të parët u arritën më 10 dhe 17 tetor me ndërmejtësim të Rusisë. Armëpushimi i sotëm pasoi pas takimit të së premtes mes sekretarit amerikan të Shtetit, Majk Pompeo dhe ministrave të jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit.