Ai jeton në diasporë andaj dhe angazhimin me muzikë e ka kryesisht atje. Armend Terziu, djali i hitit “Çka po pret” tregon në një bisedë të shkurtë për InfraRed të gazetës KOHA se si ka arritur të bëj publikun për vete
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Ka vite që merreni me muzikë, cila është kënga që ju ka bërë të njohur për publikun shqiptarë?
Muzika ka qenë dëshira ime e madhe që nga fëmijëria, falë vullnetit tim kam arritur që menjëherë me këngët e para të depërtoj në tregun e ngjeshur të muzikës.
KOHA: Këngët tuaja kanë kap shifra të larta klikimesh, si ju bën të ndiheni ky fakt?
Falë fansave të mi të zjarrtë unë ende vazhdoj të këndoj dhe të merrem me muzikë, secili klikim është real e jo i blerë si ndodh me kolegët e mi.
KOHA: Keni më shumë koncerte në diasporë se sa në Kosovë, pse?
Meqenëse jetoj në Europë, koncertet e mia kanë qenë të fokusuara kryesisht në diasporë mirëpo vitet e fundit kam pranuar edhe shumë kërkesa për Kosovë e Shqipëri.
KOHA: Pasi sezona verore po afron, ke bërë gati edhe ndonjë projekt të ri?
Një gjë mund të ju siguroj se kënga e fundit do jetë hit, kemi punuar shumë që kënga të jetë unike dhe të kap audiencë sa më të madhe kur të lancohet.