Shkup, 11 nëntor – Parlamenti nesër në seancën e 120 do të zgjedh zëvendës ministrin e ri të shëndetësisë, raporton KOHA.
Qeveria për zëvendës ministër të ri të Shëndetësisë e propozon Armend Arsllanin, specialist për urologji nga Fakulteti i Mjekësisë pranë Universitetit “Shën. Qirili dhe Metodi”. Ndryshe, Arsllani më parë ka punuar si mjekë për mjekësi të përgjithshme në Spitalin e specializuar për nefrologji në Strugë, informon KOHA.
Arsllani në këtë pozitë vjen në vend të Asim Musës, i cili dha dorëheqje nga detyra pas skandalit se gjoja ka pranuar ryshfet nga një pacient I improvizuar nga Shqipëria, që ti mundëson operim në Spitalin e Strugës. (koha.mk)