Armata ukrainase pohon se dje ka zmbrapsur 15 sulme ruse në rajonet Donjeck dhe Llugansk.
Në raporti më të ri të Shtatmadhorisë ceket se armata ruse po përgatitë ofenzivë për marrjen e qyteteve Liman dhe Severodoneck.
“Vazhdojnë luftimet në lagjet Voevodovka dhe Toshkova në rajonin Severodonjeck, si dhe në kamenka në rajonin Donjeck”, ceket në raportin e publikuar përmes statusit në Fejsbuk.
Gazeta “Ukrainska pravda” publikon bilanc të humbjeve ruse, sipas të cilëve prej fillimit të luftës Rusia deri më tani ka humbur 26 mijë ushtarë dhe 1.170 tanke, si dhe 2.808 automjete të blinduara luftarake, 519 sisteme artilerike, 87 sisteme kundërajrore, 199 aeroplanë, 158 helikopterë, 94 raketa kryqëzuese.