Damask, 28 shkurt – Armata turke drejtpërdrejtë merr pjesë në aksionet e grupeve terroriste që i mbështetë në afërsi të qytetit Sarakib në provincën Idlib, kumtoi sot armata siriane.
Në kumtesë thuhet se forcat qeveritare siriane u janë kundërpërgjigjur sulmeve të militantëve dhe forcave turke në rajon.
Ceket edhe se militantët dhe Turqia nuk e kanë arritur qëllimin në Sarakib, për ç’arsye Ankaraja po fokusohet në “gjoja humbjet e mëdha të ushtrisë siriane, që nuk është e saktë” dhe shtohet se armata siriane po u shkakton humbje të konsiderueshme forcave armiqësore.
Tensionet në Idlib eskaluan sot në mëngjes kur Ankaraja kumtoi se në sulm të forcave qeveritare siriabe jetën e humbën 33 ushtarë turq, përderisa Turqia si kundërpërgjigje sulmoi mbi 200 caqe ushtarake siriane.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë kumtoi se militantët nga organizata terroriste Xhabhat al-Nusra, e cila është e ndaluar në Rusi, tentuan të fillojnë ofensivë të madhe në Idlib, dhe se ushtarët turq të cilët u ndodhën nën goditjen e armatës siriane ishin në mesin e militantëve.(koha.mk(