Damask, 17 shkurt – Armata siriane bëri të ditur se ka marrë kontroll të plotë ndaj dhjetëra qyteteve në pjesën veriperëndimore të rajonit Alepo dhe paralajmëroi vazhdimin e ofensivës për eliminimin e grupeve xhihadiste.
Armata vendosi edhe kontroll mbi autostradën M5, ruta më e shpejtë ndërmjet Damaskut dhe qytetit Alepo.
Me mbështetje të aviacionit ushtarak rus, armata siriane nga fillimi i vitit po tenton që t’i ndërmarrë pjesët rurale të rajonit të Alepos dhe disa pjesë të rajonit fqinj Idlib, ku gjenden selitë e fundit kryengritëse.
Edhe pse Rusia dhe Turqia në janar u morën vesh për ndërprerje të zjarrit në ato rajone, por armata siriane me ndihmën e aleatëve të saj – Rusia dhe Irani vazhdon të përparojë drejtë Idlibit.(koha.mk)