Damask. 6 shkurt – Armata siriane sot hyri në qytetin e rëndësishëm strategjik Sarakeb, provincën Idlib, e cila është nën kontroll të rebelëve, transmetuan mediat shtetërore siriane.
Armata siriane filloi të marrë zonat të caktuara të Sarakebit.
Aksioni për rimarrjen e Sarakebit është në korniza të fushatës së udhëhequr nga Rusia, që filloi në muajin dhjetor në Idlib, me qëllim për të mposhtur strehimoren e fundit të rebelëve.
Armata siriane dje sërish i ndërmori pozicionet rreth qytetit strategjik Sarakeb, që ndodhet në rrugën Alepo – Damask dhe Alepo – Laktia, ndërsa militantët ikën në veri, në drejtim të Idlibit.(koha.mk)