Damask, 15 mars – Pjesëtarët të armatës siriane kanë hyrë në qytetin Hamuria, i cili është vend kyç i populluar në rajonin e Gutës Lindore, që është nën kontroll të më shumë grupeve kryengritëse.
Sipas Qendrës siriane për monitorim të të drejtave të njeriut, forcat qeveritare e kanë sulmuar Hamurian dhe kanë vendosur kontroll të pjesërishëm mbi qytetin, i cili ndodhet në pjesën jugore të enklavës kryengritëse.
Armata siriane më 18 shkurt ka filluar ofensivë mbi rajonin e Gutës Lindore, i cili është territori i fundit në afërsi të Damaskut i kontrolluar nga kryengritësit sirianë.
Rajoni i Hamurias, i cili është nën kontroll të grupit Fajllak al Rahman, ditëve të fundit ka qenë i ekspozuar në sulme të ashpra të forcave qeveritare.
Sipas organizatave humanitare, nga fillimi i ofensivës siriane, në Gutën Lindore kanë humbur jetën 1.220 civilë.