Armata pranon 125 ushtarë profesionistë

6

Ministria e Mbrojtjes sot shpalli konkurs publik për pranimin e 125 ushtarëve të rinj profesionist në shërbim të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për punë në kohë të caktuar.

Ata do të punësohen me marrëveshje për punësim në kohëzgjatje prej tri viteve me mundësi për vazhdimin e saj disa herë, por më së shumti deri në mbushjen e moshës 45 vjeçare.

Që të munden të paraqiten në këtë konkurs personat duhet të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të kenë të përfunduar të paktën shkollën e mesme, të kenë të përfunduar vullnetarisht shërbimin ushtarak dhe të mos jenë më të moshuar se 25 vjet në ditën e përfundimit të konkursit të shpallur.

Afati për paraqitje është 15 ditë.(koha.mk)

Comments are closed.