Gazë, 11 korrik – Armata izraelite sot vrau një pjesëtar të Hamasit në qytetin Beit Hanoun, pjesa veriore e Rripit të Gazës
Sipas armatës izraelite ai ishte qëlluar gabimisht. Ky është incidenti i parë nga maji kur ishte arritur ndërprerje joformale e zjarrit.
Hamasi kumtoi se armata izraelite “me qëllim ka gjuajtur” dhe u kërcënua me hakmarrje për anëtarin e vrarë. Izraeli dhe Hamasi në maj ishin shumë afër luftës, që ishte përleshja më e ashpër nga lufta e vitit 2014.
Palestinezët e bombarduan Izraelin, ndërsa armata izraelite kreu më shumë sulme ajrore ndaj caqeve në Rripin e Gazës. Në përleshjet humbën jetën 23 palestinezë dhe pesë izraelitë. Egjipti, Katari dhe ndërmjetësit e Kombeve të Bashkuara nuk arritën të arrijnë ndërprerje të qëndrueshme të zjarrit.(koha.mk)