Jeruzalem, 17 maj – Në sulme të fuqishme ajrore ndaj Rripit të Gazës, armata izraelite ka shkatërruar 15 kilometra tunele nëntokësore të Hamasit.
“Sulmi ishte pjesë e operacionit më të gjerë të IDF-së (forcave mbrojtëse izraelite) që t’i shkaktohet dëm i madh sistemit nëntokësor të organizatave terroriste në Rripin e Gazës”, kumtoi ushtria izraelite, e cila tunelet i ka quajtur “hekurudhë nëntokësore”.
Ushtria po ashtu kumtoi se mbrëmë janë sulmuar shtëpi të nëntë komandantëve të Hamasit.
Tani për tani nuk ka informata për viktima në sulmet e fundit.
Është sulmuar edhe qyteti Ashkelon, por tani për tani nuk ka informata më të hollësishme