Tel Aviv, 13 dhjetor – Armata izraelite i bllokoi rrugët kryesore të cilat çojnë drejt qytetit palestinez Ramalah, pasi dy izraelitë e humbën jetën, ndërsa dy mbetën të plagosur gjatë incidentit të armatosur në Bregun Perëndimor.
Armata vendosi pika kontrolluese në rrugët e qytetit, pasi një palestinez i armatosur hapi zjarr dhe vrau dy izraelitë, ndërsa dy i plagosë në Bregun Perëndimor të okupuar, lajmëruan mediat izraelite.
Incidenti ka ndodhur në afërsi të lagjes hebraike Ofra, ku një palestinez të dielën plagosi shtatë persona,
Armata kumto se sulmuesi ka dalë nga automobili dhe ka filluar të gjuajë ndaj ushtarëve dhe civilëve dhe më pas ka ikur. Sipas armatës bëhet fjalë vetëm për një sulmues, pas të cilit hetohet në rajonin e Ramalah.
Paraprakisht, Radioja ushtarake izraelite, njoftoi se sulmuesi është qëlluar me armë nga kalimtarë të armatosur të rastit.
Paraprakisht sot është kryer sulme me thikë në Qytetin e vjetër të Jerusalemit. Policia kumtoi se sulmuesi ka tentuar të plagosë me thikë një hebraik dhe më pas plagosi dy policë, të cilët arritën ta qëllojnë.
Sot në mëngjes, forcat e sigurimit kumtuan se kanë zbuluar dhe kanë vrarë dy palestinezë të dyshuar për dy sulme të ndara në Bregun Perëndimor