Uashington, 23 qershor – Armata amerikane kreu sulm kibernetik ndaj sistemeve kompjuterike të ushtrisë iraniane pasi që presidenti amerikan, Donald Tramp e anuloi sulmin konvencional ushtarak kundër Iranit për shkak të rrëzimit të dronit amerikan.
“Sulmet kibernetike janë kryer me leje të Trampit”, deklaruan përfaqësues anonim amerikanë.
Ata pohojnë se sulmet kibernetike ishin planifikuar disa javë pasi që u rritën tensionet mes SHBA-së dhe Iranit.
Qëllimi i sulmeve kibernetike ishte pamundësimi i sistemeve kompjuterike iraniane të cilat i kontrollojnë rampat e lansuara të raketave.