“Ëndërroj sikur po pikturoj dhe pastaj pikturoj atë që ëndërroj”. Ishte 27 korriku i vitit 1890 kur Vincent van Gogh shkon tek çifti i pronarëve të hanit ku jetonte. Ndihej shumë keq. U tregon se kishte qëlluar veten me një revolver në një fshat aty pranë varrezave në Auvers-sur-Oise, ndërsa pikturonte veprën e tij të fundit. Vdiq më 29 korrik dhe u varros një ditë më pas në po atë varrezë ku u qëllua. Në funeralin e tij ishin të pranishëm i vëllai Theo, doktor Gachet dhe shumë artisë. Arkivoli mbulohet i gjithi me luledielli. Pak muaj më pas, më 25 janar 1891, vdiq nga pikëllimi edhe i vëllai, Theo, i cili u varros krah Vincentit, ku prehen në varre identike.
Duke u nisur pikërisht nga fotografia e armës, zbulojmë dy kuriozitete për të cilat ndoshta jo të gjithë i dinë. Po e fillojmë nga vdekja e tij. Mendohet se Van Gogh vdiq duke kryer vetëvrasje, por në realitet – teoria më e besueshme është se ai u vra nga një djalë që jetonte në qytetin aty afër. Në fakt, Van Gogh ishte kundër vetëvrasjes dhe gjithashtu nuk u gjet pluhur arme në duart dhe në rrobat e piktorit (armatimi dhe plumbat e asaj kohe nxirrnin pluhur të madh gjithandej).
Një tjetër kuriozitet për artistin e famshëm ka të bëj me vëllain e tij, dhe nuk po flasim për të famshmin Theò me të cilin ai shkëmbeu letra të panumërta, por bëhet fjalë për vëllain e vdekur, i cili lindi saktësisht një vit para tij. Pikërisht pra, Vincenti kishte një vëlla, që kishte lindur dhe vdekur në të njëjtën ditë kur lindi piktori, por një vit më parë. Përveç faktit absurd që kishin lindur në të njëjtën ditë, Van Gogh kishte trashëguar edhe emrin e tij. Me pak fjalë, ai u rrit duke vizituar varrin e vëllait të tij, duke lexuar emrin e tij “Vincent Willem Van Gogh” dhe datën e ditëlindjes së tij (me një vit diferencë) në gurin e varrit, dhe shumë teori thonë se kjo ishte arsyeja për të cilën ai u çmend, sepse prindërit e tij e bënë atë të ndihej si “zëvendësues” i vëllait të vdekur.