Shkup, 1 shkurt – Armata e Republikës së Maqedonisë gjatë vitit 2018 do të punësojë 375 ushtarë profesional, ka paralajmëruar ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, njofton Koha.
Prej muajit janar paga e gjithë personelit në ekipet e armatës është rritur për 10%.
Afatet për pranimin e ushtarëve profesional do të realizohen në tre afate, afati i parë fillon në mes të muajit shkurt, afati i dytë në fillim të verës, ndërsa i treti në fund të vitit.
Për vendimin për prnim të ushtarëve të ri, janë siguruar mjete nga buxheti dhe ka përkrahje nga Ministria e financave.