Armata e Republikës së Maqedonisë (ARM) në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 25 viteve nga ekzistimi, sot do të mbajë solemnitet ushtarak në kazermën “Ilinden” në Shkup, me rastin e ndërmarrjes së objektit më të madh ushtarak në Republikën e Maqeodnisë nga APJ e atëhershme.
Në solemnitetin ushtarak, siç u paralajmërua nga ARM-ja, para njësive të ARM-së të cilët janë sistemuar në kazermën “Ilinden” do të mbajë fjalim komandanti i regjimentit për operacione speciale dhe komandanti aktual i kazermës, gjenerali i brigadës, Orce Jordev. Në solemnitet do të marrin pjesë edhe eprorë, të cilët kanë marrë pjesë dhe janë dëshmitarë të kësaj ngjarje historike të rëndësishme për ARM-në, e cila ka ndodhur më 26 mars të vitit 1992.