Një bokser shumë profesionist shqiptarë nga Tetova që jeton në Vjenë të Austrisë është dhe Arlind Sulejmani, djaloshi më boksin e rëndë siç thotë dhe vetë ai. Ndonëse shumë i ri deri më tani ka arritur shumë suksese. Veten e sheh një ditë kampion bote në boksin profesionist. Ai vjen në një intervistë për InfraRed të gazetës KOHA
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Arlind, fitoret në boks për ju tashmë janë bërë rutinë. Duket se nuk po njeh kundërshtar para vetes, apo?
Kundërshtar njoh dhe kam respekt për çdo njeri që futet në ring dhe e shikoj sikur me qenë kampion i botës, secila ndeshje vjen rëndë më rëndë dhe e kam parasysh ku do has edhe me bokser që kushton edhe sekonda kështu që jam i përgatitur edhe më tepër.
KOHA: Çfarë i duhet një boksieri për të pasur sukses?
Suksesi varet nga shumë faktorë unë do ceki disa që janë për mua të rëndësishëm, qëllimi, puna e përditshme, jo jetë të natës, disiplinë në çdo vend si në familje, shkollë, punë, rrugë, shoqëri, dorëzimit ti thuhet jo, nëse fillon një punë duhet të shkohet deri në fund.
KOHA: Me cilën nofkë njihesh?
Nuk kam ndonjë nofkë të veçantë përpos emrit tim.
KOHA: Ke pasur ndonjë rast, qoftë si fëmijë, kur je frikësuar nga gjarpri?
Rast nuk kam pasur por e di që është e vetmja qenie që kam fiksim të jashtëzakonshëm.
KOHA: Meqë përmende fëmijërinë, në cilin vit keni migruar në Austri?
Nga viti 2012.
KOHA: Kush ju shtyri të merreni me boks?
Iniciatori kryesorë ka qenë trajneri im Zheljko Vojnoviç që kemi filluar bashkë në vitin 2012 e deri më sot.
KOHA: Sa ishte e vështirë adaptimi juaj në Austri dhe në shoqërinë atje?
Adaptimi në këtë rreth ka qenë i vështirë do them se është sikur një ujk i Sharrit të emigrojë në oqeanin Atlantik ku është -30 grad, ai ose do të ndërrojë qimen dhe do i përkushtohet asaj temperature ose nuk do jetojë më. E njëjtë është edhe me ne njerëzit.
KOHA: Në Maqedoni tashmë ke përkrahjen e të gjithëve, por në Austri?
I falënderohem Zotit dhe njerëzve për këtë që jam por me këtë nuk jam i kënaqur akoma pres më shumë mbështetje në të ardhmen.
KOHA: Mendoni se jeni shembull i integrimit në Austri, apo si një “ambasador” i shqiptarëve në këtë shtet?
Mendoj që jam shembull dhe motivim për shumë shqiptarë të tjerë të emigruar në Austri dhe që planifikojnë të vijnë, unë punoj në këtë drejtim në kohën private për ndihmën e shqiptarëve për leje qëndrimi dhe të drejtat e tyre në këtë drejtim kam ndihmën edhe të ambasadave asaj shqiptare dhe të Maqedonisë.
KOHA: Në fillimet tuaja a e keni ndier veten ndonjëherë të diskriminuar se jeni shqiptar?
Jam krenarë dhe në çdo rast që më jepet mundësia them që jam shqiptarë dhe bëhem krenarë.
KOHA: Llogaritesh si boksieri që ka grushtin më të rëndë në botë. E ke përdorur ndonjëherë edhe jashtë lojës?
Po ka ndodhur këtë vit një rast i tillë ku u sulmova nga pesë persona dhe u dash të përdor për mbrojtje edhe grupin tim duke u larguar kështu nga vendngjarja pa u lënduar aspak.
KOHA: Kam dëgjuar se thonë se je krejtësisht tjetër në jetën e përditshme. I qetë dhe mjaft i shoqëruar, apo?
Siç e keni dëgjuar edhe e vërtetë ngaqë boksi me jetën e përditshme nuk ka të bëj me njëra tjetrën, përkundrazi boksi është një sport dhe pas çdo sportisti rin pas një punë e madhe dhe me shumë djersë. Kështu që çdo njeri që e merr emrin sportist duhet të jetë edhe në jetën e përditshme i pastër dhe plot energji pozitive.
KOHA: Me kë e ke ëndërr të boksosh dhe cili është synimi juaj? A mund të na japësh një premtim, brenda sa kohësh do të shohim si kampion bote?
Me Canelo Alvarez ose Gennedy Golovkin dhe shpresoj së shpejti në vitet në vazhdim edhe mund të realizohet, synimi im të bëhem kampion bote shqiptarë në boksin profesionist, në 5 vitet e ardhshme besoj në një ndeshje të tillë.