Arktiku siberian regjistron rekord nxehtësie

45

Rajoni i Arktikut siberian në Rusi shënoi temperatura rekord nxehtësie në qershor, raportoi Programi i BE-së për Monitorimin e Klimës.

“Temperaturat më të nxehta u regjistruan në Siberinë Lindore, ku temperatura maksimale në Arktik u vlerësua në 37 gradë Celsius më 20 qershor”, tha Shërbimi “Copernicus” për Ndryshimin e Klimës, në një deklaratë. “Temperatura e regjistruar ishte më shumë se 5 gradë mbi normale dhe më shumë se një shkallë më e lartë se në vitin 2018 dhe 2019, dy qershorët e mëparshëm të ngrohtë”, vazhdohet në deklaratë.

Sipas tij, temperaturat më të nxehta lidhen me shtimin e zjarreve dhe me tokën relativisht të thatë, që siguron kushtet ideale për përhapjen e zjarreve.

Comments are closed.