Ajsbergët e shumtë nëpër Arktik janë bërë të zakonshëm në këtë pjesë të botës, por po shërbejnë si fakte për ngrohjen globale.
Akullnaja Wahlenberg në Polin Verior shfaq shenjat më të mëdha se çfarë ndodhë me akullin me ngrohjen e ujërave të oqeanit.
Kim Holmen, drejtor i Institutit norvegjez për akullnajat, tash e një kohë ka qëndruar nëpër polin verior për të parë gjendjen e akullit.
Gjatë 30 vjetëve të fundit ai jeton në ishullin Svalbard, 650 milje në jug të polit verior.
“Në këto 30 vjet temperatura e ajrit gjatë dimrit është rritur për 10 gradë dhe oqeani është më i ngrohtë”, thotë ai, transmeton KTV. “Po e humbim ishullin që e njohim. Po e humbin Arktikun shkaku i ngrohjes globale dhe problemet do të përhapen në krejt planetin”.
Që prej vitit 1970, temperaturat mesatare të vitit janë rritur për 4 gradë celsius në ishullin e Svalbardit derisa temperaturat dimërore janë rritur për 7 gradë.
Akulli i Arktikut që nga viti 1979, është shkrirë për 12 për qind për një dekadë.
Akulli i detit ndihmon të izolojë atmosferën e tokës që të mos emetojë shumë nxehtësi nëpër oqeane. E gjatë verës rrezatimi diellor absorbohet në det, pa ndihmën e akullit.
Uji i nxehtë që vjen prej pjesës veriore të oqeanit Atlantik ka ndihmuar që akulli të shkrihet edhe më shpejt në Arktik.
“Presim që klima të ndryshojë me të madhe së pari këtu në Arktik sepse akulli i detit do të shkrihet me ngrohjen e oqeaneve”, thotë Holmen.