Shkup, 7 prill – Në pajtim me vendimin e sjell të Qeverisë, për ndalesë dhe regjim të veçantë të lëvizjes së popullatës (orë policore) në tërë territorin e shtetit, arkivi i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale duke filluar prej nesër, do të punojë me orar të ndryshuar nga ora 09:00 deri në orën 14:00.
“Si edhe në periudhën e fundit, të gjitha subjektet, personat juridikë dhe fizikë, tërë dokumentacionin në formë të skenuar qartë të lexueshme, mund pa pengesa ta dorëzojnë edhe përmes e-adresës: [email protected]. Dokumentacioni do të konsiderohet si i dorëzuar në mënyrë të rregullt, për çka dërguesi do të njoftohet. Mënyra e tillë e punës së Agjencisë mbetet në fuqi deri në përfundimin e kufizimeve të përshkruara nga Qeveria”, kumtoi sot ASHMAA.