“ Arkani” do të braktis Beogradin, e rrahin gjithandej (FOTO)

Në fakt, ai që realizoi këto foto pranë varrit të tij, është Darkan, një person që është identik me Arkanin. Ai ka rrëfyer se si njerëzit janë frikësuar prej tij. “Isha duke ndenjur të dielën në rrugën ‘Knez Mihajllova’, kur një grup i të rinjve nisi të më fyejë rëndë. Iu afruan tavolinës sime dhe nisën të më bërtasin se ‘çfarë po aktroj sikur jam Arkani’… Tentova të shmangi incidentin, por krisi rrahja. U pengonte se pse po i përngjaj legjendës dhe s’deshën të më lënë të qetë”, ka rrëfyer Darkani për SrbijaDanas.com.

Incidenti ka përfunduar pas intervenimit të policisë, të cilën me siguri e kanë thirrur kamerierët. Darkan shpreh keqardhje për këtë incident të radhës. “Unë kurrë nuk prezantohem rrejshëm si Arkani, por si Darko Malish. Nofkën Darkan ma kanë ngjitur të tjerët për shkak se i përngjaj Arkanit”, thotë Darkani, duke shtuar se për një kohë do të largohet nga Beogradi, derisa të qetësohet situata.