Një 57-vjeçar është vrarë nga një ari ngjyrë kaf në Sllovakinë qendrore. Burri nga komuniteti Liptovska Luzna ishte plagosur për vdekje nga një ari.
Njëzet vjet më parë, rreth 900 arinj jetonin në malet e Sllovakisë, kurse sot ata arrijnë në 2,760 dhe shërbimi pyjor ka kërkuar që gjuetia e tyre të legalizohet për të kontrolluar popullsinë e tyre.
Ministria e mjedisit tha se mostrat e ADN-së do të mblidhen për të gjetur kafshën. Vitin e kaluar kishte pesë sulme ariu, por asnjë nuk ishte fatal.
Sipas faqes së internetit ëëe.sme.sk, gjurmët e 57-vjeçarit u zhdukën, pasi ai shkoi për një shëtitje në pyllin afër fshatit Liptovska Luzna, në ultësirën e Tatrave të Ulëta.
” Ne e gjetëm atë të shtrirë me fytyrë poshtë një shtegu. Ai kishte dëmtime në qafë, bark, brinjë” , tha një mik i tij. Uebfaqja tha se ky ishte sulmi i parë i regjistruar i ariut në Sllovaki në të paktën një shekull.