Pas publikimit të këngëve “Kido” dhe “Snow in December”këngëtarja shqiptare, Arilena Ara sot ka publikuar edhe dy këngë të reja.
“Silver & Gold”, që është në gjuhën angleze, si dhe “Zemër” në gjuhën shqipe, transmeton Koha.net.
Në të dyja këngët muzikën e ka bërë Darko Dimitrov, përderisa tekstin e “Silver & Gold” e ka shkruar Kirill Lupinos, tekstin e këngës shqip e ka shkruar Lindon Berisha.
Gjatë këtij muaji ajo do ta lansojë edhe një këngë tjetër, të cilën e ka paralajmëruar, e ajo është “Të huaj (Stranger’s again)”