Tetovë, 25 shtator – Kandidatja për kryetare komune e Tetovës nga rradhët e BDI-së Teuta Arifi sot ka vizituar disa nga shtëpitë e lagjes Drenoc, të cilët para lëshimit të rrjetit të ujësjellësit përballeshin me mungesë të madhe të ujit. Ajo ka inspektuar vetë çezmat e ujit të pijshëm sasia e të cilit siç thuhet, “është tashmë në gjendje të shkëlqyer në këtë lagje”. Në shenje falënderimi banorët kanë ftuar kryetaren e Komunës brenda në shtëpitë e tyre.